Misteri, Bitraj: Pse vodha te Arka Stok? Kisha arsye të fortë, s’flas dot më gjatë

92755_9Ardian Bitraj, nga qelia e burgut 313 rrëfen se paratë i shpenzoi në loto sporti dhe se askush nuk ka përfituar asnjë qindarkë. Ish-përgjegjësi i Arkës Stok në pjesën e dytë të intervistës për “GSH”, shprehet se ndjen keqardhje për arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani, por sa i përket nëse ai ka ose jo përgjegjësi penale, thekson se është pjesë e hetimit. Bitraj deklaron se është i gatshëm të përballet me Fullanin në gjyq. Në rrëfimin e tij, ai shpjegon marrëdhëniet me bankierin e ndjerë Artan Santo. Ndërsa në fund flet për momentet e vështira që po përjeton familja e tij që prej ditës që u arrestua. 
Ka dyshime të forta nga grupi hetimor, se paratë nuk i ke shpenzuar në kazino e loto sporti, por pas teje fshihen të tjerë njerëz që kanë përfituar milionat. Pyetja ime është e drejtpërdrejtë: kush fshihet pas jush? 
Historia ime është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Unë i kam vjedhur ato para dhe i kam shpenzuar në loto sporti. Askush nuk fshihet prapa meje, askush nuk ka përfituar. Madje, për gabimet e mia po vuajnë edhe persona të tjerë. 
Tani që jeni prapa hekurave, e keni menduar ndonjëherë, nëse po të ktheheshit mbrapa në kohë, do të bënit të njëjtin veprim, të vetëdenoncoheshit? 
U vetëdenoncova me ndërgjegje të plotë, duke marrë parasysh të gjitha pasojat, përfshirë këtu dhe burgosjen.

Submit a comment