Miratohet programi që jep bursa studimi për BE

m Komisioni për integrimin evropian miratoi dje projektligjin për pjesëmarrjen e vendit tonë në programin “Erasmus plus” program  i BE-së për arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin. Falë këtij programi, MAS u ka dhënë mundësi 15 studentëve për vijimin e studimeve master në vendet e Bashkimi Evropian.

Programi ofron mundësi për studentë, praktikantë, personel akademik dhe administrativë e vullnetarë që të studiojnë një periudhë të caktuar jashtë shtetit për të rritur aftësitë e tyre për mundësi më të mira punësimi. Dy janë programet ku mund të aplikojë Shqipëria, një për universitetet private dhe një për universitetin publik.

Sipas zv/ministrit të MAS Arbjan Mazniku, programi “Erasmus plus” ka funksionuar dhe më parë duke synuar që të sillen ekspertë ndërkombëtarë për trajnimin e stafeve, si dhe institucioneve publike dhe private. Shqipëria bëhet pjesë e këtij programi, i cili ka një buxhet 7 vjeçar me vlerë 17.4 miliard lekë dhe fiton paraprakisht duke u anëtarësuar dhe duke paguar një tarifë prej 90 mijë dollarësh në vit, mundësi për të aplikuar në këtë program.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment