Ministrja Nikolla: Të vijojë aktiviteti i universiteteve private të verifikuara

iMinistrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, zhvilloi te premten nje takim me studentë te universiteteve private, të cilëve u është hequr licenca, për t’i mirëpritur në instuticione të tjera private apo publike.

Sipas ministres, Agjencia Kombëtare e Provimeve është duke përpunuar të dhënat dhe në datën 20 shtator dalin rezultatet e fituesve për të ndjekur universistetin.

Ministrja Nikolla u kërkoi drejtuesve të arsimit privat të verifikuara për të vijuar vazhdimësinë e veprimtarisë së tyre, për të mirëpritur studentë. Sipas saj, monitorimi i këtyre instuticioneve do të bëhët në mënyrë të vazhdueshme, ndaj cilësia është standardi kryesor për qeverinë.
Sipas zgjedhjes së tyre, studentët do të kenë mundësi të dytë për intuticione private dhe publike. Fakti që 18 institucioneve u janë hequr licencat ka te beje me abuzimet me dokumentacionn e studentëve, me faktin që ka pasur studentë që kanë marrë provimet pa ndjekur kurset e kanë marrë diplomën.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment