Ministrja Kodheli kërkon bashkëpunim ushtarak me Kanadanë

kodheliMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, zhvilloi sot një takim me ministrin e Jashtëm të Kanadasë, John Baird, në Komandën e Forcës Ajrore në Rinas.

Ministria Kodheli e falënderoi ministrin kanadez për kontributin që vendi i tij po jep në operacionin e përbashkët të dërgimit të ndihmës së dhënë për qeverinë e Irakut. Ajo vlerësoi se ky kontribut është shumë i rëndësishëm në momentin kur e gjithë Aleanca po përballet me kërcënime të ndryshme ndaj sigurisë dhe paqes.

Gjithashtu, ministrja e Mbrojtjes Kodheli inkurajoi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Kanadanë në fushën e mbrojtjes, duke intensifikuar më tej trajnimet e ushtarakëve shqiptarë në Kanada, shkëmbimet e përvojave të oficerëve apo nenoficerëve, vizita të ndërsjella etj.
Nga ana e tij, ministri Baird theksoi se Kandaja e vlerëson maksimalisht kontributin që Shqipëria po jep në këtë operacion të rëndësishëm për demokracinë dhe të ardhmen e popullit të Irakut dhe të rajonit të Lindjes.

Më pas, të dy ministrat zhvilluan një bisedë edhe me ekupaizhin e avionit kanadez dhe përgëzuan trupat e angazhuara në këtë operacion.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment