Ministria e Kulturës ekspozitë të përbashkët me komunitetet fetare
Ka hapur dyert ekspozita “Besim”, realizuar nga Ministria e Kulturës dhe komunitetet fetare nën lajtmotivin “Sepse besuam te Zoti…”.
Kjo ekspozitë vjen si homazh për të gjithë ata hoxhallarë e priftërinj të persekutuar e të vrarë gjatë periudhës së komunizmit në Shqipëri, për shkak se mbrojtën kauzën e tyre, besimin.
Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama, krerët komuniteteve fetare në vend, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, personalitete nga bota e artit dhe kulturës, përfaqësues të trupit diplomatik, miq e të ftuar.
Në ekzpozitë janë paraqitur foto të personaliteteve fetare dhe momente nga rihapja e objekteve të kultit dhe rikthimi i besimit në jetën e shqiptarëve në vitet ‘90.
Ekspozita e çelur më 20 shtator në ambientet e Muzeut Historik të Tiranës, nëkuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, do të qëndrojë e hapur deri më 30 tetor 2014.