Ministria e Drejtësisë merr masa disiplinore ndaj disa përmbaruesve private

mMasat u morën pas ankesave të bëra nga disa qytetare

Pas disa inspektimeve, të iniciuara nga ankesat e qytetarëve, me objekt verifikimin e zbatimit të procedurave ligjore gjatë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore, Ministria e Drejtësisë ka konstatuar me shkelje disa përmbarues gjyqësor private.

Përsa më sipër, mbështetur në shkronjën “ç” të nenit 10, shkronjën “dh” të nenit 52 dhe në shkronjën “b” të nenit 54 të ligjit nr. 10031, datë 11.12.2008 Për ushtrimin përmbarimor gjyqësor privat”, i ndryshuar, Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka urdhëruar dhënien e masave disiplinore të parashikuar në ligj ndaj përmbaruesve gjyqësor A.M, H.XH dhe M.T.

Gjithashtu, me shkelje ligjore ka rezultuar edhe veprimtaria e përmbaruesit privat B.N, ndaj të cilit për shkak të mungesës së dokumentacionit në dosje, mosrespektimit të afateve procedural të njoftimit si dhe veprimeve jo etike që cënojnë rëndë figurën e përmbaruesit gjyqësor, është urdhëruar nga e Ministrit të Drejtësisë, dhënia e masës disiplinore “Pezullim i licensës përmbarimore për 6 muaj”.

Komisioni Disiplinor i Përmbaruesve Gjyqësor Private, i ka vlerësuar si të ligjshme dhe të drejta masat disiplinore të propozuara nga ana e Ministrit të Drejtësisë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment