Ministria e Bujqësisë: “Gjuha Blu”, asnjë rrezik për njerëzit

deleMinistria e Bujqësisë bën të ditur se, po ndjek me përparësi në terren përhapjen e sëmundjes së bagëtive “Gjuha Blu”.

Drejtorët e shërbimit veterinar, ekspertët, specialistët e Ministrisë dhe drejtorive të Bujqësisë në rrethe janë shpërndarë në të gjithë zonat ku janë raportuar rastet e përhapjes së kësaj sëmundje.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, bën të ditur se sëmundja po prek në masë bagëtitë në vendet e Europës Juglindore ndërsa është përhapur dhe në vendin tonë. “Kjo sëmundje nuk mund të mjekohet, por parandalohet”, bën të ditur dikasteri i Bujqësisë përmes një njoftimi për shtyp, ndërsa thekson se, “sëmundja nuk paraqet asnjë rrezik për njeriun”.

Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave u bën apel fermerëve dhe insiston se groposja e kafshëve të ngordhura nga kjo sëmundja është e detyrueshme. Flakja e tyre përbën krim mjedisor dhe shëndetësor. Gjithashtu bëjmë të ditur se kur kafshët e sëmura izolohen që në fillim vdekshmëria është shumë e ulët. Ndalohen lëvizjet e tufave të prekura jashtë rrethit. Ministria e Bujqësisë bën të ditur se kanë filluar pagesat për krerët e ngordhura nga sëmundja në masën 5000 lekë të reja për kokë. Fondi në dispozicion është 10 milion lekë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment