Ministri Panariti rigoroz në standartet e sigurisë së grurit

panaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti  vizitoi sot  një fabrikë mielli në Tiranë, ku diskutoi   rreth standardeve të cilësisë dhe sigurisë së grurit dhe miellit, sipas nje njoftimi nga zyra e shtypit te Ministrise se Bujqesise.

Duke ju refreruar burimit,  Ministri Panariti tha se, tashmë është koha të mos operohet me standardet e vjetra, të cilat nuk i përgjigjen  kërkesave të sigurisë dhe cilësisë.

Ai tha se Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave inkurajon të gjithë bizneset që dëshirojnë të merren më tregtimin, përpunimin dhe prodhimin e miellit që të adoptojnë këto standarde  të larta dhe të përparuara.

“Pra të gjithë operatorët duhet të marrin masa duke filluar  nga fillimi i tetorit , ne do të zbatojmë rigorozisht standardet e reja të cilësisë dhe sigurisë të grurit dhe të miellit shqiptar”,  tha Ministri Panariti.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment