Ministri i Jashtëm hungarez: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE

fotoHungaria ka konfimuar mbështetjen e Shqipërisë në integrimin e saj në BE. Ministri hungarez Peter Szijjarto gjatë takimit të ministrinë tonë të Jashtëm Ditmir Bushati tha se me burime njerëzore ose në marrëveshje mes vendeve në sektorët ku ka nevojë Shqipëria, shteti hungarez është i gatshëm për të kontribuar.

“Në rajonin tonë, kanë interes për të qenë prezent dhe kanë interes për të bashkëpunuar me vendet tona. Nga ky proces, kuptohet, Shqipëria ka se çfarë të mësojë nga praktika e vendeve të tjera që janë më të angazhuara dhe më të stabilizuara në këto marrëdhënie”, tha Bushati.

“Jemi të lumtur dhe gjejmë rastin të urojmë Shqipërinë për marrjen e statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian. Ndërkohë, ne do të jemi mbështetës të fortë të Shqipërisë dhe të përshpejtimit të hapave të saj në procesin e integrimit”.

I pyetur për pezullimin e projektit të gazit Rrjedhës së Jugut ministri hungarez tha se po analizohet situata që furnizmi me gaz nga Azerbajxhani të sillet nga juglindja e Europës për të shkuar në Eurpën Qëndore.

“Ndërtimi i këtij tubacioni do t’i kishte kontribuuar në sigurinë e furnizimit me energji në të gjithë Evropën. Ndërkohë që tani na duhet të shikojmë rrugë të reja dhe të identifikojmë mundësi të reja. Aktualisht po analizojmë situatën dhe një nga mundësitë për furnizimin me gaz nga Azerbajxhani është që ta sjellim atë nga pjesa juglindore e Evropës për në pjesën qendrore të saj”.

Është firmosur gjithashtu dhe një marrëveshje me ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj që emigrantëve shqiptar në Hungari tu njihet pensioni. Por realisht në Shqipëri nuk ka të dhëna se sa është numri i emigrantëve që jetojnë e punojnë atje.

Submit a comment