Ministrat e Jashtëm të BE diskutojnë sot në Bruksel për Kosovën

brukselMinistrat e Jashtëm të BE diskutojnë sot për Kosovën në takimin që mbahet në Bruksel.

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, ka deklaruar se bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre do të rifillojnë në muajin janar të vitit 2015.

Mogherini që do të ndërmjetësojë vetë bisedimet, e cila tha se synon fillimin e menjëhershëm të tyre, por pas festave të fundvitit.

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të përshëndesin ndërtimin e institucioneve, duke u tërhequr vëmendjen autoriteteve të Kosovës për detyrimet që ndodhen përballë tyre përfshirë reformat, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, themelimin e gjykatës së posaçme dhe vazhdimin e bisedimeve me Beogradin dhe zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura deri me tani.

Bisedimet që çuan në një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve i mundësoi Serbisë hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, përparimi i saj në këtë rrugë varet nga rezultatet në proçesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën.

Komisioneri i fqinjësisë dhe negociatave të zgjerimit, Johanes Hahn, ka deklaruar se qeveria e Serbisë ka pasur mundësi të zbatojë disa pjesë të marrëveshjeve pa pasur nevojë të pres krijimin e institucioneve të Kosovës, një arsyetim që është përmendur shpesh nga autoritetet serbe.

Po ashtu edhe Kosova tha ai, duhet të zbatojë disa çështje dhe nuk mund të arsyetohet me palën tjetër. “Është e vërtetë se disa çështje kërkojnë bashkëpunimin e të qeverive, ndërsa një pjesë e madhe janë të tilla që duhet të përmbushen nga secila qeveri”, tha Hahn.

Submit a comment