Milani ndalet në barazim 2-2 nga Empoli,por shënon Torres

torres2Milani është ndalur në një barazim 2-2 nga Empoli në javën e katërt të Serisë A. Kuqezinjtë vinin në këtë ndeshja pas humbjes që i shkaktoi Juventusi fundjavën e kaluar. Në këtë sfidë ka gjetur edhe golin e parë me fanelën kuqezi, sulmuesi i ardhur gjatë verës te Milani, Fernando Torres.

Që në fillimin e lojës, kuqezinjtë e Milanit, e panë vetën në disavantazh pasi në minutën e 13-të, Tonelli shënon për të kaluar Empolin në avantazh. Vetëm 8 minuta më vonë, Pucciarelli shënon golin e dytë për Empolin duke dyfishuar rezultatin. Milani reagon dhe Fernando Torres në minutën e 43-të, arrin të ngushtojë diferencat. Me këtë rezultat mbyllet pjesa e parë.

Me fillimin e të dytës, Milani rrit presionin. Në të 58-ën, Keissuke Honda shënon duke barazuar rezultatin në 2-2. Në vazhdim të minutave Milani tentoi të kalojë në epërsi, mirëpo Menez goditi shtyllën dhe rastet e tjera nuk mundën të shëndroheshin në gol. Në këtë ndeshje luajti si zvëndësues, edhe mbrojtësi Shqiptar Elseid Hysaj. Milani me këtë barazim ngjitet në kuotën e 7 pikëve ndërsa Empoli ka vetëm 2 pikë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment