Milani mposht 3-1 Lacion, Inzagi fitore në debutim

lazio  Kuqezinjtë e Milanit e kanë nisur me “këmbën e mbarë” Serinë A, pasi kanë mposhtur Lacion me rezultatin 3-1. Trajneri i ri i kësaj skuadre, Pipo Inzagi i gëzohet fitores së tij të parë në debutimin e tij në Kampionat. Lacio e cila në fomacion kishte edhe dyshen Shqiptare, Berisha-Cana nuk ka mundur dot t’i rezistojë Milanit dhe ka pësuar 3 gola.

I pari që shënon në këtë sfidë është Honda pas një asisti nga El SHaraui. Me shifrat 1-0 mbyllet edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Muntari dyfishon shifrat duke i dhënë më shumë siguri Milanit. Goli i tretë për Milanin vjen nga penalltia të cilën e ekzekuton mjaft mirë francezi, Xheremi Menez. Për t’i dhënë golin e nderit Lacios, ka menduar Aleks i cili shënon autogol në portën e tij.

Në fundin e ndeshjes, Lacio ka humbur një penallti me Kandrevën i cili gjuan keq. 3-1 dhe Milani bën një nisje mjaft të mirë të kampionatit. Kuqezinjtë do të provojnë të shqetësojnë Romën dhe Juventusin të cilat shihen si favoritët kryesorë. Në ndeshjen tjetër të luajtur në orën 18:00, Atalanta ka barazuar pa gola ndaj Veronës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment