Microsoft shkurton 2100 vende pune

microsoftMicrosoft konfirmoi të enjten se janë shkurtuar 2100 vende pune, si pjesë e njoftimit të mëparshëm për pezullim nga puna. Nga ata punonjës që janë hequr nga puna, 247 prej tyre jetojnë në qendër të Uashingtonit, ndërsa pjesa tjetër ndodhen në zyrat e tjera të kompanisë në të gjithë botën.

Në muajin korrik, Microsoft njoftoi se do të shkurtojë 18 mijë vende pune, ku do t’i kushtojë atyre ndërmjet 1.1 miliardë dollarë deri në 1.6 miliardë dollarë kur të përfundojë shkurtimi i vendeve të punës së planifikuar.

Nuk është ndonjë surprizë shkurtimi i vendeve të punës, meqë kur Microsoft bleu divizionin e pajisjeve mobile të Nokia-së, asaj iu bashkuan rreth 25000 punonjës, duke bërë kështu që të ketë një numër të madh punonjësish, edhe pse nuk ishte e nevojshme.

Megjithatë, rreth 12500 punonjës që do të hiqen nga puna janë ish-punonjës të Nokia-së. Shkurtime ka edhe tek vetë kompania Microsoft, ndërsa rreth 5500 vende pune do të shkurtohen nga departamente të tjera të kompanisë Microsoft.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment