Meta në Kosovë për nxitjen dhe promovimin e produkteve shqiptare

metaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në mbrëmjen e organizuar nga ambasada shqiptare në Kosovë, me qëllim promovimin e kulturës dhe produkteve shqiptare.
Në fjalën e tij, ambasadori Qemal Minxhozi shprehu nevojën e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve dhe rritjen e shkëmbimeve bujqësore. Ai e vuri theksin tek promovimi i produkteve shqiptare në të dy anët e kufirit dhe në vendet e rajonit.
Kryeparlamentari Meta zhvilloi disa takime të rëndësishme me aktorë të jetës politike në Kosovë, akademikë si dhe trupin diplomatik të akredituar në Prishtinë. Gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ky i fundit e falenderoi homologun Meta për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Dy zyrtarët theksuan nevojën e intensifikimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes Kuvendit të Shqipërisë dhe atij të Kosovës.
Një takim i veçantë ishte dhe ai me akademikun, Rexhep Qosja, si dhe me shumë personalitete të tjera të Kosovës. Kreu i Kuvendit u takua dhe me Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me të cilin bisedoi për zhvillimet politike në të dy vendet, duke ndarë bindjen në intensifikim e marrëdhënieve të mëtejshme Shqipëri-Kosovë.
Kryeparlamentari Meta u takua dhe me ambasadoren e SHBA-së në Republikën e Kosovës, Tracey Ann Jacobson, me të cilën bisedoi rreth zhvillimeve më të fundit në Kosovë e rajon.
Në këtë vizitë kreu i Kuvendit shoqërohej nga bashkëshortja e tij, njëkohësisht deputete e Kuvendit, Monika Kryemadhi, si dhe nga Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

 

Submit a comment