Meta-Lladrovci: Konsolidimi i institucioneve në Kosovë

caaaaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi të hënën me të Ngarkuarin me Punë të Republikës së Kosovës në Tiranë, Ramiz Lladrovci, theksoi rëndësinë që ka konsolidimi i institucioneve të Kosovës në forcimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin.  Duke i uruar diplomatit Lladrovci suksese në ushtrimin e detyrës së re pranë Ambasadës së Kosovës në Tiranë, kryeparlamentari shprehu mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Shqipërisë ndaj rritjes së njohjeve të shtetit të Kosovës, ndaj proceseve integruese të vendit, si dhe në shërbim të forcimit të institucioneve demokratike të saj. 

I Ngarkuari me Punë i Kosovës shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë ndaj Kosovës duke vlerësuar në mënyrë të veçantë përqasjen konstruktive rajonale të Kuvendit dhe të institucioneve të tjera të Shqipërisë. 

Dy zyrtarët biseduan gjithashtu mbi zhvillimet e fundit në rajon, ku kryetari Meta theksoi se mbarëvajtja e proceseve demokratizuese dhe konsolidimi i institucioneve të Kosovës, i shërbejnë forcimit të paqes dhe stabilitetit në të tërë rajonin si dhe perspektivës evropiane të vendeve tona.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment