Meta: Formimi profesional, mundësi për vende të reja pune

metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në ceremoninë e certifikimit të dhjetëra të rinjve në Paskuqan, të cilët përfunduan me sukses një trajnim disamujor dhe tashmë janë gati për tregun e punës.

Të rinjtë që u pajisën me certifikata, ju nënshtruan një kursi intensiv gjatë muajve të verës për gjuhët e huaja. Shumë shpejt, me ardhjen e një kompanie të huaj që do të hapë një filial në zonën e Paskuqanit, ata do të kenë mundësi të ushtrojnë aftësitë e tyre në biznesin e “call-center”.

Duke folur gjatë këtij aktiviteti, Meta tha se kjo është një ngjarje shumë pozitive dhe është vetëm fillimi një projekti afatgjatë, i cili ka të bëjë me prioritetin që do t’i jepet formimit profesional.

“Mësimi i gjuhëve të huaja për të rinj dhe të reja nuk është thjesht luks, nuk është thjesht demonstrim i kulturës dhe njohurive, por është një domosdoshmëri për t’u integruar në tregun e ri të punës, sidomos në sektorin e shërbimeve, i cili është një sektor që ka nevojë për kualifikimin e të rinjve dhe të rejave në mënyrë që të marrim një zhvillim akoma më të madh, pasi potencialet dhe mundësitë që Shqipëria ofron janë të jashtëzakonshme”, tha Kryetari i LSI-së, i cili theksoi se tregu i kufizuar i punës ka qenë një pengesë serioze deri tani.

“Ndaj ky formim profesional, këto përpjekje të mrekullueshme që janë bërë gjatë 3 muajve të verës për të mësuar gjuhën e huaj nga mjaft të rinj dhe të reja të Paskuqanit si anglishten, si italishten, por edhe gjuhët e tjera jam i bindur se do të ndihmojnë shumë shpejt për të krijuar vende pune të reja këtu në Paskuqan. Si në drejtim të bizneseve të tipit “call-center”, ashtu edhe të aktiviteteve të tjera. Ne jemi në ndjekje të këtij procesi dhe jam i sigurt se nuk do të jetë e largët dita kur ne do të inaugurojmë vende të reja pune për të rinjtë dhe të rejat e Paskuqanit, këtu në Paskuqan dhe jo në një vend tjetër”, theksoi Meta.

Lideri i LSI-së shtoi se jo të gjithë mund të punojnë në administratë, pasi kjo është e pamundur, pavarësisht nga dëshira dhe se zgjerimi i sektorit privat është një prioritet për të realizuar objektivin kryesor, që është punësimi.

“Zgjerimi i sektorit privat është një prioritet për të realizuar objektivin kryesor, që është punësimi. Mbështetja e këtij sektori, rritja e ekonomisë, rritja e shërbimeve, do të bëjnë të mundur punësimin e të gjithë atyre që duan të punojnë. Këtu ka një popullsi mjaft aktive, ka një rini mjaft aktive, e cila kërkon të integrohet në tregun e punës në shoqëri dhe ne do të bëjmë gjithçka për t’i dhënë mbështetjen më të plotë jo vetëm në këtë mënyrë, por edhe në gjitha mënyrat e tjera. Dhe kjo është një nga detyrat, mendoj unë, edhe të LRI-së dhe të LSI-së, që të jetë krijuese në gjetjen e formave dhe alternativave për të ndihmuar të rinjtë dhe të rejat për t’u integruar në tregun e punës për t’i mbështetur që të ecin më shpejt dhe në një rrugë më të sigurt për të ardhmen e tyre. Jam i bindur se këta

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment