Merkel: Ta vazhdojmë diplomacinë telefonike me Putinin

merKancelarja gjermane, Angela Merkel kërkon vazhdimin e së ashtuquajturës diplomaci telefonike, me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

“Nëse do të më duket e domosdoshme dhe me sens për të proceduar drejt një zgjidhjeje politike dhe paqësore të konfliktit, natyrisht që do të flas me Putinin”, deklaroi Merkel sipas gazetës “Hannoversche Allgemeine Zeitung”.

“Pavarësisht mosmarrëveshjeve është e drejtë të vazhdojmë të komunikojmë”, shpjegon Merkel. “Duhet të mbërrijmë sa më shpejt në një zgjidhje politike”,- thekson kancelarja.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment