Merkel: Presim që zgjedhjet në Greqi të kenë rezultate pozitive

merkelKancelarja gjermane, Angela Merkel, shprehu nga Brukseli shpresën se procedura e zgjedhjes së Presidentit të ri në Greqi do të përfundojë pozitivish, në konferencën për shtyp, pak pas përfundimit të ditës së parë të samitit të BE-së.

Më 17 dhjetor, Parlamenti grek dështoi në raundin e parë për zgjedhjen e Stavros Dimasit si President i ri i Republikës së Greqisë.

E pyetur për situatën e ekonomisë greke, Merkel u shpreh optimiste, duke vlerësuar se “ekonomia greke po lëviz në një kurs konstant”.

Po dje, duke folur në Parlamentin federal, në fjalimin e saj tradicional para samitit evropian, Kancelarja Merkel kishte deklaruar se “perspektiva e Greqisë është më e mirë se para dy vjetësh, megjithatë mbeten ende shumë për të bërë”.

Bundestagu miratoi kërkesën e Ministrisë gjermane të Financave për një zgjatje dymujore të afatit të programit grek dhe autorizimin e ministrit Wolfgang Schauble që të negociojë në emër të qeverisë gjermane inkuadrimin e Greqisë në linjën preventive të kreditimit.

Submit a comment