Merkel: Partnershipi BE-Kiev nuk është kundër Moskës

merkel2Kancelarja gjermane, Angela Merkel favorizon marrëdhëniet e mira dhe partnershipin mes Rusisë dhe Evropës.

”Megjithatë, duhet të theksojmë se një partnership i Bashkimit Evropian me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë nuk drejtohet kundër Rusisë”, thotë Merkel.

”Këtu bëhet fjalë për lidhje mes hapësirave ekonomike dhe patjetër që Rusia nuk duhet të përjashtohet”, thekson kancelarja.

Sipas saj, ideja e një bashkimi euroaziatik për çështje tregtare është shumë e mirë.

Submit a comment