Merkel dyshon se pas protestave studentore në Gjermani, qëndron Rusia


Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481
2 minute read
Warning: Illegal string offset 'char-count' in /home/gazetamendimi/public_html/wp-content/themes/ink/stag-customizer/stag-customizer.php on line 481

Nga Janosh Delcker “Politico.eu”

Myhih – Zëdhënësi i Angela Merkelit, tha sot kancelarja mbështet protestat e mijëra të rinjve gjermanë, për marrjen e masave mbrojtëse kundër ndryshimeve klimaterike. Deklarata e tij erdhi pak minuta, pasi kancelarja gjermane tha se këto protesta, nuk mund të kishin ndodhur pa një ndikim të jashtëm.

Në fjalën e saj në Konferencën vjetore të Sigurisë të Mynihut, Merkel përmendi protestat e të rinjve gjermanë, pasi foli për luftën hibride nga ana e Rusisë. Kjo lloj lufte hibride, përdor teknika duke përfshirë edhe viruset kibernetike dhe dezinformimin, për të destabilizuar një vend kundërshtar.

“Aktualisht në Gjermani, fëmijët po protestojnë për mbrojtjen e klimës. Kjo është një çështje vërtet e rëndësishme. Por ju nuk mund ta imagjinoni që të gjithë këta të rinj gjermanë, të ngrihen pas shumë vitesh befas, dhe pa ndonjë ndikim të jashtëm, për të mbështetur idenë se duhet të marrin pjesë në këtë proces”- u shpreh ajo, duke shigjetuar qartazi Moskën.

Prej disa muajsh studentët në mbarë botën, po dalin në rrugë për të kërkuar veprime konkrete nga qeveritë e vendeve të tyre, kundër ndryshimeve klimatike, duke ndjekur shembullin e aktivistes suedeze 16-vjeçare Greta Tunberg, e cila e nisi protestën e saj që verën e viti të kaluar.

Në Gjermani, 30 mijë studentë u organizuan në 155 tubime të ndryshme këtë javë, sipas një organizatori të protestave në Berlin. Merkel tha se Evropa kishte “kundërshtarë”, dhe se kërcënimi i një “lufte hibride nga Rusia, mund të ndihet çdo ditë në çdo vend evropian”.

Merkel theksoi ndërkaq se “kjo luftë hibride në internet, është e vështirë për t’u zbuluar, sepse papritur ju keni një lëvizje, që nuk ju shkonte kurrë mendja se do të shfaqej ndonjëherë”. Ajo pastaj vazhdoi të komentonte lëvizjen studentore mbi ndryshimet kimatike, por nuk hyri në detaje të mëtejshme.

Zëdhënësi i saj, Stefen Sibert, u shpreh me vonë në Tëitter, se Merkel kishte përdorur shembullin e protestave mbi ndryshimet klimatike, për të treguar se si mund të mobilizohen njerëzit në protesta nëpërmjet internetit. “Angazhimi i nxënësve mbi politikën e klimës, është diçka që ajo e miraton shprehimisht”- theksoi ai.

Përktheu:Alket Goce

Submit a comment