Me vështirësi arrihet një akord në Samitin e klimës në Lima.

limaKonferenca e klimës, e mbështetur nga OKB-ja, u mbajt në Lima të Perusë. Kjo konferencë u minua nga tensionet midis shteteve në zhvillim dhe shteteve industriale por të paktën u realizua arritja e një akordi në kushte minimale. Projektligji u përshtat në mënyrë të tillë  që çdo shtet do të angazhohet që të reduktojë përhapjen gazrave në atmosferë për të mbajtur nën kontroll efektin serë. Çdo shtet do të mbajë përgjegjësitë e veta, deklaroi Ministri i Mjedisit të Limës, Manuel Pulgar Vidal.

Projektligji do të shërbejë si dokument bazë për negociatat e ardhshme në samitin e Parisit më 2015. Bisedimet zgjatën dy javë dhe duhet të përfundonin zyrtarisht të shtunën, por u zgjatën dy ditë më shumë sepse çdo përfaqësues i 195 shteteve  ka dashur të diskutojë dhe të debatojë, mëse normale kjo situatë, kur bëhet fjalë për çështjet klimaterike, ku çdo shtet është i përfshirë dhe për më tepër dëshiron të dëgjohet mendimi i tij. Arritja e marrëveshjes për format e angazhimeve të secilit shtet, apo kontributeve kombëtare, ishte një nga objektivat e takimit në Lima. Projektligji i miratuar e konfirmon këtë princip. Tashmë çështja shtrohet tek dëshira e mirë e shteteve për ta vënë në zbatim draftin ose projektligjin e hartuar.

Angazhimet duhet të mundësojnë një reduktim të mundshëm të shkarkimit të gazit në atmosferë nga 40 deri më 70% deri më 2050: një domosdoshmëri kjo për të parandaluar deri me 2°C rritjen e temperaturës së planetit, prag ky që konsiderohet i rrezikshëm nga shkenctarët e GIEC (grupi i ekspertëve ndërqeveritarë mbi evoluimin e klimës).

Sekretariati i Konventës së OKB-së për klimën do të jetë i ngarkuar që të përgatisë  më 1 nëntor 2015 një sintezë mbi kontributin e çdo shteti pjesëmarrës, me qëllim që të verifikojë a janë mbajtur objektivat e parandalimit  deri me 2°C të rritjes së temperaturës. Përcaktimi i rregullave nga ana e kontribuesve dhe procesi i tyre i vlerësimit në nivel global, si raporti i çdo shteti për kapacitetet e tij kanë qenë objekt debati i ashpër ndërmjet Kinës dhe Indisë, të cilat kishin mendime shumë të ndryshme.

Shtetet e kontinentit afrikan, të cilat përfaqësojnë një pjesë shumë të vogël  të shkarkimit të gazit në atmosferë dhe krijimit të efektit serë (afërsisht 3%), vendosën kushtet e tyre për një përcaktim të saktë të vlerës financiare. Shtete e Bashkuara dhe Bashkimi Europian shpresojnë që këto kontribute do të jenë të përqendruara për efektet e reduktimit të gazit në atmosferë dhe të efektit serë.

Një pikë tjetër mos akordimi ishte diferencimi i vazhdueshëm,  që i bëhej vendeve të industrializuara dhe vendeve në zhvillim nga ana e disa shteteve shumë ndotëse të atmosferës. Konventa e OKB-së për klimën  njeh “përgjegjësinë e përbashkët por të diferencuar” për këto dy kategori shtetesh.  Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian qëndrimi i Kinës dhe Indisë në krye, më saktësisht në vendin e parë dhe të katërt, të cilat kërkonin përfitimin e  një status quo-je, është i papranueshëm.

Pas shumë bisedimeve të ashpra, shtetet e zhvilluara ia dolën mbanë që të adaptojnë negociatat për ndryshimet klimatike. Ndihma që shtetet në zhvillim e sipër donin të jepnin për kauzën e ngrohjes globale ishte subjekti i një mosbesimi të madh. Disa shtete si Kina, Brazili, Arabia Saudite dhe Bolivia, të cilat bëjnë pjesë në grupin e G77, kërkuan më tepër besim për premtimet që ato kanë dhënë më 2009-ën, për të arritur shifrën e 100 miliardë dollarëve si ndihmë për këtë çështje më 2020-ën. Derimë sot ato nuk kanë qenë të sukseshme sepse fondi i tyre ka mbledhur vetëm 10.2 milionë dollarë.

Çdo propozim tjetër, i cili ka mbetur jashtë draftit të Limas, do të jetë vështirë për t’u vënë në zbatim dhe për t’u futur në negociata të reja, nënvizon Teresa Ribera, drejtoresha e Insitutit të Zhvillimit Afatgjatë të Marrëdhënieve Ndërkombëtare (IDDRI). Për shtetet më të cënuara prioritet kryesor do të jetë përshtatja ndaj ngrohjes dhe mënyra e duhur për të ecur në të njëjtin drejtim. Nësë arrihet kjo gjë për këto shtete, është një hap përpara,  sikur të kishte ndodhur procesi i parandalimit të gazit në atmosferë dhe mbajtja nën kontroll të efektit serë. “Ne nuk duam të jemi të bllokuar. Ne jemi dakord që të bëjmë përpjekje për të ulur shkarkimin e gazrave tona në atmoserë, por përshtatja është mëse urgjente në rastin tonë, deklaroi Nagmeddin Goutti Al-Hassan, kryenegociatori i Grupit Afrikan.

Çdo shtet duhet të japë kontributin e tij sado modest që të jetë. Përcaktimi se sa dhe kush do të kontriubojë më shumë ose më pak është çështja kyç e negociatave.

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment