Mbyllet hetimi, vdekja e deputetit Olldashi, aksident

OLLDASHISot se ka përfunduar hetimi i Prokurorisë për aksidentin e rëndë në të cilin gjeti vdekjen deputeti Sokol Olldashi. Sipas hetimeve, vdekja ka qenë aksidentale.

Dhjetë muaj pas ngjarjes së rëndë e cila ndodhi më 20 nëntor 2013, në rrugën dytësore Tiranë – Elbasan, në Fshatin Krrabë, pranë Lapidarit, prokuroria u ka dhënë fund veprimeve të saj hetimore. Për dhjetë muaj me radhë, organi i akuzës ka kryer të gjitha ekspertizat dhe ekzaminimet shkencore të nevojshme dhe ka marrë në pyetje më tepër se 45 persona në cilësinë e dëshmitarëve.

Hetimi mësohet se është mbajtur kaq gjatë pasi prokuroria ka pritur kryerjen e të gjitha verifikimeve të nevojshme për të pasur një konkluzion shkencor mbi aksidentin e rëndë. Deputeti Sokol Olldashi humbi jetën pasi makina e tij tip “Mercedes-Benz”, me targë AA 003 NH, doli nga rruga në një kthesë të fortë në dishezë dhe u rrokullis disa metra.

Biseda e fundit e Olldashit ka qenë pak sekonda para daljes së makinës nga rruga, sapo kishte kaluar Tunelin e Krrabës. Pikërisht ky moment i fundit në jetë i deputetit Sokol Olldashi kishte mbetur pa u verifikuar në mënyrë shkencore.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment