Mbrojtja e të drejtave të njeriut

human rihtNga: Elena D’Alessandri

Dita Botërore e të Drejtave të Njeriut, e themeluar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të përkujtuar Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, është miratuar më 10 dhjetor 1948. Neni 1 i Deklaratës thotë që “të gjithë njerëzit janë të barabartë në dinjitet dhe të drejta”. Sigurisht nuk është e nevojshme të themi se ky parim ka qenë dhe është ende i harruar ose shpërfillet. Por me siguri ajo çka po ndodh në “qytetarinë tonë” (nëse mund ta quajmë të tillë), perëndimi nuk asgjë ndryshe në krahasim me barbarizmin që konsumohet në disa vende si Pakistani, Arabia Saudite, Nigeria, Sudani – dhe mjafton vetëm të lexosh raportin e fundit të Amnesty International për të parë në mënyrë më të detajuar situatën – ku ligjet arkaike ende lejojnë trajtime çnjerëzore të papërshkrueshme.

Përveç vendeve të Lindjes edhe SHBA-të nuk janë të përjashtuar nga kritikat. Mënyra se si CIA trajton të dyshuarit terroristë gjatë marrjes në pyetje, që dolën nga Raporti i Senatit të SHBA-së, ngriti një valë indinjate dhe shumë dyshime mbi punën e “demokracisë më të madhe në botë”. Në këtë temë, udhëheqësi i Frontit Kombëtar Marine Le Pen deklaroi, duke na lënë më shumë nën shok, se në disa raste tortura mund të jetë e dobishme dhe duke vazhduar se, përpara terroristëve duhet të përdoret çdo mjet i mundshëm për të marrë informacionet. Në mesin e valëve të polemikave, Marine u justifikua, duke pretenduar të aludojë për të gjitha mjetet “e ligjshme”.

Por një fije dyshimi mbetet, duke qenë se historia e babait, Jean Marie Le Pen, në temën e torturës gjatë luftës Algjeriane – atëherë një oficer i paratrupave – flet qartë … Vetëm neni 5 i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut merret me krimet e torturës. Thuhet se: “Askush nuk mund t’i nënshtrohet torturës ose trajtimit mizor, çnjerëzor dhe degradues”. Detyrimet e imponuara shteteve nga e drejta ndërkombëtare nuk lënë hapësirë për manovrim. Tortura dhe keqtrajtime të tjera janë të ndaluara, në çdo kohë, kudo dhe kundër askujt. Në terma ligjore, ndalimi absolut i torturës dhe keqtrajtimeve të tjera “nuk ka përjashtime” – që do të thotë që nuk mund të zbatohet as në momente emergjence.

Ndalimi ka marrë një konsensus ndërkombëtar aq të fortë sa për t’u bërë një normë e së drejtës ndërkombëtare, prandaj është e detyrueshme edhe për shtetet që nuk janë palë në traktatet kryesore të të drejtave të njeriut. Lexohen raporte të tilla si të Amnesty “Tortura zhvillohet nën hije. Qeveritë shpesh marrin përsipër të mohojnë ose të fshehin faktin e ekzistencës së torturës se sa të hetojnë në mënyrë efikase dhe transparente denoncimet e për të ndjekur penalisht përgjegjësit”. Vetëm për 2013-ën Amnesty International ka klasifikuar 27 metodat e torturës, disa prej të cilave janë përdorur sistematikisht. Me rastin e 30 vjetorit të miratimit në Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër krimit dhe torturës, Amnesty me fushatën e saj “Stop torturës”, ka apeluar te qeveritë që të respektojnë premtimet.

Në Romë, një grup i zgjedhur i organizatave – duke përfshirë Amnesty International, Cittadinanzattiva, ARCI, Antigona dhe Cild – kanë manifestuar me një minutë heshtje në Dhomën e Deputetëve që të votonin kalimin e ligjit për torturat, miratuar në Senat më 5 mars . Ligji do të ketë nevojë për përmirësim, pasi nuk e kualifikon torturën si krim në vetvete, por si një krim i zakonshëm. Por janë 25 vjet që pritet futja e krimit të torturave në kodin penal, dhe kështu që kjo është një nevojë urgjente për përmirësime të mëdha … dhe për përmirësime do të ketë gjithmonë vend!

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment