Mbreti Abdullah: Nëse s’e ndalim terrorizmin, brenda një muaji do mbërrijë në Evropë

foto.php_1Mbreti Abdullah i Arabisë Saudite ka thënë se terrorizmi do të mund përhapet shumë shpejt në Evropë dhe në SHBA nëse ai nuk do të ndalohet shpejt në Lindjen e Mesme. Këtë lajm e publikoi Agjensia Shtetërore e Lajmeve e Arabisë.

Kjo deklaratë e Mbretit është bërë gjatë një pritjeje për ambasadorët e huaj, mbajtur në Xhedah.”Unë kërkoj nga ju që t’ia përcillni këtë lajm, udhëheqësve tuaj – tha ai. – Terrorizmi është një forcë e keqë që duhet luftuar me gjykim dhe shpejtësi. Dhe në qoftë se e lëmë pas dore, jam i sigurtë se pas një muaji ai do të mbërrijë në Evropë dhe një muaj më pas, në Amerikë.”

Eksportuesit më të mëdhenj të naftës në botë ndahen me vetëm 800 km ose 500 milje nga kufiri me Irakun, ku militantët e Shtetit Islamik dhe grupeve të tjera Suni kanë zaptuar disa qytete.

Riadi ka shprehur frikën se mos bëhet shenjëstër e xhihadistëve, përfshirë këtu edhe të qytetarëve të vet, që kanë marrë pjesë në onfliktet në Irak dhe Siri. Gjatë këtij viti, u dekretuan ligje që parashikojnë vite të gjata burgimi pë rata që shkojnë jashtë vendit për të luftuar.

Britania ka vënë alarmin për rrezikun e terrorizmit dhe Kryeministri david kameron tha se Shteti Islamik tani përbën rrezikun më të madh për sigurinë e vendit.

Submit a comment