Mbrëmja e dytë e Uefa Champions League

leagueJanë mbyllur edhe ndeshjet e të mërkurës të Champions League. Kryendeshja e mbrëmjes ajo mes Bayernit të Mynihut dhe anglezëve të Mançester Sitit, ka folur për gjermanët. Ekipi i Guardiolës, luajti më mirë dhe u shpërblye vetëm në fundin e lojës, ku mbrojtësi, Xherom Boateng i jep fitoren duke shënuar golin e vetëm të takimit. 1-0, dhe Bayerni mer 3 pikët e para në Champions League.

Po në këtë grup, Roma ka bërë një start të mirë të këtij kompeticioni pasi ka mposhtur 5-1 CSKA-në e Moskës. Italianët rikthehen fuqishëm në Chempions dhe tregojnë menjëherë dhëmbët. Holandezët e Ajax kanë ndalur PSG-në, në barazim 1-1. Edhe Atletiko Bilbao ka barazuar pa gola në shtëpi ndaj Shakhtar Donesk.

Në takimet e tjera, Porto “shkatërroi” 6-0 BATE Borisov, Celsi u ndal në Londër nga Shalke 04, në barazim 1-1, Dhe modestët e Maribor, arrijnë një barazim 1-1, ndaj portugezëve të Sporting Lisbon. Mbyllen takimet e para pa shumë surpriza dhe emocionet e Champions League rikthehen sërish pas dy javësh.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment