Mblidhet konferenca e parë rajonale për lirinë e informimit në Prishtinë

Kosove-Konferenca e parë rajonale Liria e informimit – zhvillimi i praktikave në rajonin e Ballkanit Perëndimor. (2)Zyra për Komunikim me Publikun e Kryeministrit të Kosovës organizoi sot në Prishtinë, konferencën e parë rajonale “Liria e informimit – zhvillimi i praktikave në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.
Përfaqësuesit që merren me lirinë e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar, mes të tjerash, që nevoja e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave është e domosdoshme dhe në funksion të avancimit të realizimit të së drejtës së lirisë së informimit, duke theksuar angazhimet për realizimin e plotë të informimit publik si e drejtë themelore e njeriut.
Në hapje të konferencës, zv/kryeministrja kosovare, Edita Tahiri, theksoi se, “të gjitha institucionet e Kosovës janë duke punuar në mënyrë sistematike në mënyrë që të kemi mundësi që standardin e qasjes në dokumente publike ta arrijmë në nivelin e duhur”.
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean-Claude Schlumberger, duke vlerësuar rëndësinë e lirisë së informimit në shoqëritë demokratike, theksoi se, “qasja në informata për media dhe për shoqërinë civile është bazë e një demokracie pjesëmarrëse, pa të cilën publiku nuk mund të marrë pjesë dhe as nuk mund ta mbajë qeverinë përgjegjëse ose llogaridhënëse për shpenzimet që bëhen”. Drejtori i Zyrës për Komunikim me Publikun në Zyrën e Kryeministrit kosovar, Arianit Bytyçi theksoi rëndësinë e shkëmbimit të përvojave mes vendeve të rajonit, në mënyrë të veçantë të praktikave të suksesshme të Kroacisë dhe Sllovenisë, vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe zbatimit të këtyre praktikave në Republikën e Kosovës.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment