Mbipopullohet burgu në Gjenevë, 900 të dënuar, 250 janë shqiptarë

burgNumri i të dënuarve në burgun e Gjenevës Champ Dollon është 900, ku mbi 250 janë shqiptarë. Ky numër luhatet çdo ditë, pasi dhe numri i të arrestuarve cdo ditë ndryshon, por ajo që është problem konkret është mbipopullimi në këtë burg.

Problemi i mbipopullimit në burgje u shfaq në fillim të viteve 2000. Në vitin 1977 ishte planifikuar për të pranuar vetëm 387 të burgosur, tha per ATS Caroline Widmer, zëdhënëse e departametit të sigurisë në kantonin e Gjenevës transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”. 
Numri i të burgosurve luhatet pothuajse çdo ditë me 10 apo të arrestuar më pak apo me shumë me ardhje dhe dalje sot ka arritur shifrën 900 veta, ku në mesin e tyre janë mbi 250 shqiptarë, shumica nga Shqipëria të ngarkuar për vepra të ndryshme, kryesisht trafik droge, bëjnë të ditur autoritetet e burgut. 

“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë në të cilën gardianët punojnë, por kemi të bëjmë çmos për të përmirësuar situatën.” tha zëdhënësja Widmer. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment