MBIPOPULLIM, VARFËRI, EMIGRACION: PSE AFRIKA DHE EUROPA DUHET TË BASHKËPUNOJNË.

DAKAR-SUMMIT-HOLLANDE-DIPLOMACYAlain Destexhe

Franca, Belgjika ose më mirë të themi i gjithë Bashkimi Europian, kanë shpenzuar miliarda euro për zhvillimin e Afrikës, para të cilat në të shumtën e rasteve kanë ikur kot së koti. Tani që kontinenti  është në prag të kolapsit, i duhet të shfrytëzojë burimet e tij natyrore dhe kërkesat e tij të brendshme. Për sa i përket këtij problemi, Europa nuk po merr masat e duhura.

Shekulli i XXI do të jetë ai i zhvillimit të Afrikës. Siç bën Kina dhe Shtetet e Bashkuara, edhe bashkëpunimi ynë duhet të marrë më shumë parasysh interesat e Europës, të cilat i bashkangjiten atyre të Afrikës. Por cilat janë këto interesa?

Me terma të shkurtër, fillimisht, duhet të luftohet terrorizmi dhe radikalizmi fetar, i cili fillon nga Saleh dhe  shtrihet në të gjithë kontinentin. Ky është një kërcënim, i cili na prek drejtpërdrejtë. Shumë qeveri afrikane janë duke kërkuar ndihmë të kësaj forme.

Më pas duhen ruajtur parqet natyrore, peizazhet, flora dhe  fauna, të cilat përbëjnë trashëgiminë e përbashkët të njerëzimit. Kjo pasuri natyrore është thellësisht e kërcënuar nga mbipopullimi, varfëria, mossiguria dhe tregtia e paligjshme. Që t’ja dalësh mbanë të mbrosh për një kohë këto zona, duhet që t’u sigurosh mundësitë ekonomike për popullatën e vendeve fqinje me anë të elektrifikimit, zhvillimit të biznesit të vogël dhe eko turizmit. Nga mungesa e burimeve të pamjaftueshme, natyra është duke humbur në luftën e saj kundra njeriut.

Interesi jonë është që Afrika të marrë masat për  uljen e numrit të popullsisë, e cila po rritet me hapa galopante. Popullata e kontinentit mezi kapte shifrën e 200 milionë banorëve më 1950, ditët e sotme ka arritur në 1 miliard dhe për 35 vitet e ardhshme mendohet që kjo shifër do të arrijë padyshim në 4 miliardë banorë deri në fundin e këtij shekulli. Ndryshe nga ajo që ndodhi në kontinentet e tjera, tranzicioni demografik nuk është në horizont për Afrikën.

Të gjithë modelet e bukura për rilançimin e ekonomisë, rrezikojnë të jenë të fshira nga mbipopullimi, i cili do të ketë pasoja dramatike për Afrikën, Europën dhe për të gjithë globin. Ngrohje dhe katastrofa klimaterike, kriza ushqimore, njerëzore dhe politike, të cilat veçse përsëriten, emigracion masiv dhe i pakontrollueshëm, ky është bilanci për këtë kontinent.

Në Kinë, politikat për planifikimin familjar, për një fëmijë të vetëm, kanë qenë të sukseshme në luftën kundra ngrohjes globale të planetit, në kundërshtim me politikat energjitike të vendosura nga vendet e industrializuara.

Të stabilizosh një vend për të dalë nga kriza, të sjellësh ndihma humanitare, të inkurajosh qeverinë për reforma më të drejta për Afrikën dhe Europën, sepse dhe Europa duket sikur është në kaos, anarkia dhe kaosi nuk mund t’i lënë indiferente shtetet e zhvilluara. Të gjitha këto reforma janë mëse të domosdoshme.

Qeveritë europiane hezitojnë që të angazhohen në këtë terren për shkak të rezistencës kulturore dhe fetare të popullsisë afrikane.

Francois Hollande nuk e ka prekur këtë temë në fjalimin e tij në Dakar. Në qoftë se ne duam të ndihmojmë Afrikën, jo vetëm që do të ndihemi mirë, por do të bëjmë një mirësi akoma më të madhe, se sa t’iu ndryshojmë afrikanëve vendbanimin dhe shkollat.

Së fundmi, të ndihmojmë kontinentin Afrikan, është gjithashtu e rëndësishme. Mbipopullimi, aksesi në ujë dhe tokë, rreziqet klimaterike, problemet fatre në Afrikën  Qendrore dhe në Nigeri, të cilat çojnë në luftë civile, luftë ushqimore, janë aq të rëndësishme sa edhe emigracioni dhe largimi nga vendi i orgjinës.

Në këtë tabllo, cili është roli specifik i frankofonisë? Me zhvillimin shumë të madh demografik  e ardhmja nuk është e qartë për Afrikën. Përveç mbrojtjes së gjuhës dhe kulturës, frankofonia mund të ndihmojë në lidhjet ekonomike dhe në ofert-kërkesat e shteteve.

Çdo javë, Alain Destexhe bën analiza të aktualitetit me pikëpamje të Belgjikës për FigaroVox. Një ditë pas samitit të Frankofonisë , ai fton Europën dhe Arikën të punojnë për të mbrojtur interesat e përbashkëta.

Alain Destexhe është senator belg. Ai ka qenë Sekretari i Pëgjithshëm i Mjekëve Pa Kufinj dhe president i “International Crisis Group”. Mbi të gjitha, ai është autori i “ Lëvizjes Flamande për Frankofonët” dhe “Letër progresistëve që flirtojnë me Islamin real”.

Përktheu: Jona Koprencka

Submit a comment