Mbahet në Tunizi raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale

tuniziMbi pesë milionë votues të regjistruar sot do të zgjedhin mes dy kandidatëve, mes presidentit aktual të vendit Mohammed Munsif el-Merzuki, dhe liderit të Partisë Thirrje për Tunizinë El-Naji Kaid es-Sibsi.

Në Tunizi, sot ka filluar raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat ky vend afrikan do të fitojë presidentin e parë të zgjedhur në mënyrë demokratike nga rënia e regjimit të Ben Ali.

Mbi pesë milionë votues të regjistruar sot do të zgjedhin mes dy kandidatëve, mes presidentit aktual të vendit Mohammed Munsif el-Merzuki (69 vjeç) dhe liderit të Partisë Thirrje për Tunizinë, e cila fitoi në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, El-Naji Kaid es-Sibsi (88 vjeç).

Në pothuajse të gjitha qytetet e vendit qendrat e votimeve janë hapur këtë mëngjes në orën 8:00 sipas orës lokale dhe do të mbyllen në orën 18:00.

Në të gjitha qendrat e votimeve janë rritur masa të sigurisë.

Komisioni i Lartë Zgjedhor i Tunizisë ka njoftuar se në disa vende në perëndim të shtetit, për arsye të sigurisë qendrat e votimeve do të hapen në orën 10:00 sipas orës lokale dhe do të jenë të hapur rreth pesë orë.

Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të mbajtur më 23 nëntor, Sibsi ka fituar 39,4, ndërsa Merzuki 33,4 për qind të votave.

Submit a comment