Mbahet konferenca Profeti Muhammed (a.s) dhe Paqja Globale

konferenceProf. Shakil Samdani nga Universiteti Musliman Aligarh (AMU), Indi, ka kritikuar mënyrën se si imazhi i Muslimanëve, Islamit dhe i Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.) është portretizuar nga mediat perëndimore.

“Këto pohime (nga mediat perëndimore) nuk përmbajnë të vërtetat e Islamit dhe profetit Muhammed (a.s.), që kanë dhënë konceptin e paqes, tolerancës dhe bashkë-jetesës dhe Pejgamberi (a.s.) gjithmonë i ka  këshilluar muslimanët që t’i shmangen dhunës,” tha Prof. Shakil  Samdani nga Universitetit i njohur Aligarh, dhe kryetar i Forumit të Vetëdijësimit Sir Sejjid.

Ai ishte duke folur në  Konferencën ”Profeti Muhammed (a.s.) dhe Paqja Globale” në  Kolegjin Islam, Miya Sahab në Gorakhpur, Indi si mysafir. Ai tha se i Dërguari i fundit theksoi për më shumë drejtësi dhe arsim, edukim dhe se jeta e tij është e mbushur me shembuj për drejtësi.

Submit a comment