Mazzarri: Interi mund të bëhet si Barca

ghghWalter Mazzarri beson se skuadra e Interit ka potencial për të bërë atë çfarë ka bërë Barcelona dhe për t’iu kthyer traditës së fitoreve në të ardhmen e afërt.
Katalanasit kaluan nëpër një periudhë të vështirë në fillim të shekullit, por gradualisht falë Frank Rijkaard dhe Pep Guardiola shijuan periudhën më të suksesshme në histori të klubit.

Edhe Mazzarri shpreson të ketë të njëjtin fat me Interin, skuadër e cila vite më parë fitoi tripletën, por që atëherë ka marrë teposhtën. “Projekti jonë është një projekt në vazhdimësi. Cikli i ri ka filluar dhe askush nuk ka vërejtur se ne po luajmë me katër lojtarë të rinj”.

“Siç ndodhi te Barcelona, edhe ne do t’u kthehemi fitoreve. Te Napoli kam treguar aftësitë e mia për ta çuar përpara një projekt. Shpresoj të arrijmë në Ligën e Kampionëve menjëherë”, ka thënë Mazzarri.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment