May: Do ta kundërshtoj këtë votë mosbesimi me çdo kusht

Deputetët konservatorë kanë kërkuar një votë mosbesimi ndaj Theresa May, duke e zhytur procesin e Brexit në kaos, pasi kolegët e Tory treguan se nuk kishin më besim në kryeministren për të ofruar marrëveshjen.

Sir Graham Brady, kryesuesi i Komitetit 1922, ka marrë së paku 48 letra nga deputetët konservatorë që thërrasin për një votë mosbesimi për May.

Lidhur me këtë May ka thënë gjatë një fjalimi të mbajtur më herët se do ta kundërshtojë me çdo kusht votën e mosbesimit ndaj saj.

Submit a comment