Masazh dhe ujë në trup: Majmuni shpëton shokun e tij pasi e zë korenti

majmuniNjë majmun ka arritur të shpëtojë një tjetër majmun pasi ai ishte goditur në stacionin hekurudhor Kanpour, në Indi veriore nga korenti. Kafsha kishte humbur vetëdijen dhe ka rënë në shina pasi është goditur nga rryma, një tjetër majmun ka nxituar nxituar për ta ndihmuar shokun të tij  edhe pse ishte në ankth. Pas mbi 20 minutash trajtimi, me masazh dhe lagie me ujë, majmuni i lënduar ka arritur të japë shenja jete dhe më pas ka filluar të lëvizë. Fotot dhe videoja e shpëtimit është filmuar nga udhëtarët, të cilët kanë dhuruar dhe një duartrokitje të gjatë për të dyja kafshët protagoniste të këtij akti të mahnitshëm të ndihmës së ndërsjellë mes të njëjtit lloj.

Përktheu: Geraldo Xhika

http://video.repubblica.it/mondo/massaggi-e-acqua-sul-corpo-la-scimmia-salva-un-suo-simile-folgorato/187238/186141

Submit a comment