MAS vë në dispozicion të universiteteve pritës regjistrat e studentëve

nikollaNisur nga shqetësimet e studentëve të Institucionit të Arsimit të Lartë,  Universiteti “Vitrina”,  për mungesë dokumentacioni në dosjet e tyre, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, deklaroi se MAS do të vërë në dispozicion të universiteteve pritës regjistrat e studentëve, që të mundësohet plotësimi i dosjeve personale.

“Nga procesi i dorëzimit të dosjeve tek studentët, rezulton se nga IAL “Vitrina” dosjet janë të paplota dhe në një masë të madhe të tyre mungon lista e notave. Ky fakt ka shqetësuar studentët dhe familjet e tyre. MAS ka siguruar dhe disponon regjistrat e IAL-ve të cilat do të jenë pranë universiteteve pritëse, në mënyrë që ata të bëjnë transkriptimin e notave të studentëve, në maksimumin e mundshëm”, – tha ministrja Nikolla.

Gjatë deklaratës për mediat, ministrja theksoi se qeveria shqiptare dhe MAS po mban premtimin duke qenë pranë studentëve, për të mundësuar një shans të dytë për t’a.

“Nisur nga situata problematike, gjetëm zgjidhjen më të mirë, ndaj studentët të vijojnë të tërheqin dosjet me ato dokumente që kanë. Me shumë përgjegjësi dhe transparencë ne po e adresojmë edhe këtë situatë të re që vjen si rezultat i shkeljes së ligjit nga IAL “Vitrina” dhe që përforcon edhe një herë vendimmarrjen tonë për këtë institucion, i cili vazhdon të shkelë ligjin dhe VKM-në”, – tha Lindita Nikolla.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla i bëri thirrje studentëve të vazhdojnë të qetë procesin e tërheqjes së dosjeve të tyre pranë MAS.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment