MAS publikon listën e fazës së parë të fituesve për në Universitet

nasTë gjithë kandidatët për studentë tashmë mund të mësojnë degën në të cilën janë shpallur fitues.

Ministria e Arsimit ka publikuar ditën e sotme listën me emrat e maturantëve fitues në të gjitha fakultetet e vendit për vitin akademik 2014-2015. Maturantët mund të shohin listat e fituesve sipas pikëve që ata kanë grumbulluar pas zhvillimit të provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje të Maturës Shtetërore.

Për të verifikuar emrin e tyre dhe për të parë degën në të cilën janë shpallur fitues, maturantët mund të shohin listat e afishuara në Fakultete, si dhe duke vizituar versionin e publikuar online të fituesve nga Ministria e Arsimit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment