Marrëdhëniet ndërfetare: sfida në Tunizi.

tuniziaNga Fabio Ghia

Katërmbëdhjetë vjet kam jetuar në një vend islamik, Tunizi. Filozofia e veçantë e jetës, që më goditi që  nga ditët e para midis ngjashmërisë me kulturën Napolitane, sensi i mikëpritjes, mënyra e jetesës, por edhe krenaria nacionaliste dhe veçantitë e modernizmit islamik tunizian, kanë ngjallur brenda meje një kuriozitet, që më bëri të hetoj në shumë aspekte të origjinës kulturore të këtij populli, deri në pikën e krijimit të një shoqate (Shoqata Nacionale e Familjeve të Emigrantëve), përmes të cilës studiohen dhe hetohen dallimet dhe diferencat mes botës tuniziane  dhe asaj  italiane. Qëllimi është për të zhvilluar “Dialogun Ndërkulturor” ndërmjet Islamit dhe Perëndimit, me qëllim përmirësimin dhe integrimin ndërmjet popujve të kulturave të ndryshme.

Për të trajtuar këtë çështje me pasurinë që i duhet, si një njeri me orientim kristian (si “të gjithë” njerëzit europianë), u ndjeva i detyruar për të thelluar njohuritë e mia të botës islame, jo vetëm për historiografinë, traditat sociale dhe kulturore (duke përfshirë një njohuri të mirë të Kur’anit, Hadithit, shkollave të ndryshme të mendimit islam dhe ideologjitë e komponentëve Selefi Wahabite, etj), por në veçanti, studimin e ligjshëm dhe të drejtën familjare (Statuti i Grave), të disa vendeve të Mesdheut Jugor.

Megjithatë, unë besoj se me rrjedhën e migracionit, për më shumë se një dekadë në Mesdhe, termi “Integrimi mes popujve”, nuk mund të hiqet, as nënvlerësuar. Shumica e ” të ardhurve të rinj”, veçanërisht në Itali, janë të fesë myslimane dhe kjo përfshin një njohje të nevojshme të atij realiteti, atë që nuk është e ditur për botën perëndimore, që është islami në kuptimin më të gjerë. Kur flasim për Islamin, në fakt, nuk mund të themi se ai i referohet vetëm fesë të cilës i përket, por Islami është “kulturë”, është “qytetërim” në vetvete. Pra, pika thelbësore është për të parë se sa dhe si “populli”, është arsimuar në rrjedhën e kohës në këtë qytetërim ose se sa  mund të jenë të gatshëm për të jetuar, duke braktisur traditat e tyre të jetës, kulturën dhe të përqafojnë atë të vendeve pritëse. Kjo është të integrohen në botën e re, duke respektuar plotësisht ligjet.

Integrimi!

Edhe pse janë dy “kultura” me rrënjë të ndryshme dhe nuk ka asnjë dyshim për këtë, problemi nuk fokusohet tek diferencat. Në të vërtetë dallimet dhe diversiteti, në shumicën e rasteve, janë përdorur për të “plotësuar njëri-tjetrin” dhe përsa i përket integrimeve mes popujve, unë mendoj se janë jashtëzakonisht të dobishme, për aq kohë sa janë “të përshtatshëm” me sistemin ligjor, që rregullon sistemin e jetës. Ja pra, këtu fillon një paraqitje e shkurtër e gurit të madh të “papajtueshmërisë” ndërmjet kulturave të ndryshme!

Këtë, sigurisht, nuk po e them unë, që isha i fundit që e arrita, por e thotë bota islame, më e përkulshmja dhe nëse duam edhe vetë Tunizia, me historinë e viteve të fundit, nga “Revolucioni dhe Dinjiteti” deri në ditët e sotme, e cila i dha popullit tunizian shtysa të reja për një kthim në traditën dhe mënyrën e jetesës, të vendosur nga feja islame.

Por, për më shumë se tre vjet, rezultati i zgjedhjeve, të mbajtura në tetor, tregoi një gatishmëri për të përqafuar një mënyrë jetese me besim “modern”, dhe pa iu referuar kufizimeve ose kufizimeve fetare. Nidaa Tunzi, një parti moderne, fitoi me më shumë se 40% të preferencave, duke çuar në vendin e dytë, me një diferencë prej dhjetë pikësh, partinë islamike e El Nahdha, autori kryesor i post revolucionit, si dhe përfaqësues jozyrtar, i tunizianit Salafist.

Sot, zgjedhjet e ardhshme të Presidentit të Republikës, të planifikuar më 21 dhjetor, e cila parashikon një balotazh ndërmjet Presidentit në detyrë Moncef Marzouki, me orientim “komunist” mbështetur nga El Nahdha, dhe sfidantit Beji CAID Essebsi, një 28-vjeçar, kreu i partisë Nidaa Tunzi, kjo opozitë fillimisht vtëm  politike, është bërë një konfrontim i ndezur me karakter ideologjik; pothuajse një betejë! Një betejë që është duke luftuar (tani për tani) në mënyrë dinjitoze dhe duke respektuar njëri-tjetrin, në mes të dy kulturave (modernistët dhe islamikët), por edhe më shumë me përleshjen “e heshtur” (nga pikëpamja politike është quajtur “konfrontim” por nga ana kulturore është një përplasje e vërtetë, që askush nuk e dëshiron – sepse ajo është në rrezik të një Fatëa –(të  denoncojë origjinën e vet). Në njërën anë një modernist mysliman, tjetri një islamik komunist, i cili ndjek një kthim akutë në traditë ku në nenin e parë të Kushtetutës së re të Tunizisë thuhet: Tunizia është një republikë që ka për fe, Fenë Islame dhe gjuhën  Arabe. E gjithë kjo, sepse Islami kurrë mund të jetë vetëm një fe: Islami është një mënyrë e jetës, e cila për fat të keq është e ndryshme (shumë apo pak varet nga individualiteti dhe legaliteti i tyre) ndryshe nga vendet perëndimore që në shumicën e rasteve e kanë humbur çdo ngjitje religjoze.

Duke bërë një paralele logjike, është në Tunizi që po luhet me të ardhmen e integrimit mes popujve të Mesdheut. Modernistët janë të hapur kundrejt kulturës, në të vërtetë e dëshirojnë, veçanërisht në brendësi të Tunizisë, vetëm për të thelluar diferencat dhe për të gjetur një rrugë me lehtësi të ndërsjelltë paqësore, në respekt të plotë të njëri-tjetrit; Islamikët, që nuk janë aspak të tronditur nga ngjarjet në Libi ose të ‘ISIS, vazhdojnë të “pompojnë” për një Tunizi Islamike dhe tradicionale: dhe që nuk kanë dëshirë ta vënë në pikëpyetje. Ajo që është e papajtueshme me kulturën perëndimore.

Kështu që, vjen nga Tunizia një apel i fortë për “dialog ndërkulturor”, kryesisht në brendësi të botës islame. Ajo që unë shpresoj shumë, është të hap dyert e saj për dialogun e nevojshëm mes Islamit dhe kulturës perëndimore që, sipas mendimit tim personal, është baza e një integrimi të vërtetë dhe një arritje e ndjerë mes popujve.

Përktheu: Jonilda Zaimaj

Submit a comment