Marrëdhëniet me Kinën, Qeveria e vlerëson si partneren e tretë të rëndësishme

dhomaKina konsiderohet partneri i tretë më i rëndësishëm pas vendeve të Bashkimit Europian për Shqipërinë.

Bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Kinës pritet të shtrihet në mbështetjen që qeveria kineze do të japë për rrugën e Arbrit.

Këtë vlerësim e ka shprehur Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, gjatë konferencës për nder të 65-vjetorit të marrëdhënieve Shqipëri-Kinë.

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, vlerësoi gjithashtu rolin e Kinës në ekonominë shqiptare dhe ftoi që bashkëpunimi të shtrihet edhe në sektorin energjitik, minerar, etj.

Ambasadorit Fuqiplotë të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, SH.T.Z. Ye Hao, iu dhurua dhe një pullë postare, e cila daton që në vitin 1970.

Submit a comment