Malaj: Dorëheqja e Laçej – personale

malaj

Pas 10 muajsh në krye të Drejtorisë së Arsimit Shkodër, drejtorja Erjeta Laçej ka dhënë dorëheqjen nga ky post. Ajo e ka dorëzuar kërkesën në Ministrisë e Arsimit dhe Zv.ministrja Nora Malaj ka konfirmuar që dorëheqja është pranuar, pasi ka qënë një vendim tërësisht personal i znj.Laçej.

“Është një dorëheqje e zgjedhur nga vetë znj.Laçaj. Nuk është e motivuar nga askush, nuk është e imponuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Ne si ministri e kemi vlerësuar kërkesën e saj për dorëheqje dhe e kemi pranuar. E gjithë marrëdhënia njëvjeçare e punës ka qënë shumë korrekte, mirëkuptuese, ku natyrisht me gjithë problematikat shumë të mëdha që ka sistemi parauniversitar në qarkun e Shkodrës, si duket fluksi i punës dhe problemet e ndryshme, hera herës kanë bërë që të gjitha jo titullarët t’i superojnë.

Ne shumë shpejt do të kryejmë veprimin tjetër të radhës, pasi pozicioni i titullarit të Drejtorisë Arsimore Rajonale dhe Zonale, është në cilësinë e nëpunësit civil. Do të kryhen procedurat e përshpejtuara,do të bëhet një vlerësim i komanduar deri në momentin e përzgjedhjes së kandidaturës së dytë.”

Malaj komentoi edhe reformat e ndërmarra së fundmi nga ky dikaster, ku brenda këtyre ditëve do të nisë kontrolli i të gjitha shkollave private të sistemit parauniversitar në Shkodër:

“Mendoj se po bëjmë reformat më të thella që janë bërë ndonjëhërë në sistemin arsimor, duke filluar me universitetet dhe duke vazhduar me të gjithë sistemin parauniversitar, – tha ajo. –  Tani jemi në një fazë të rëndësishme: Sapo kemi përfunduar heqjen e liçensave të institucioneve të sistemit parauniversitar, që kishin shkelje të rënda, por me një urdhër ministri, këtë javë do të kontrollohen të githë subjektet private në sistemin part-time.

Kemi filluar me Tiranën dhe do të vazhdojmë dhe me të gjithë qarqet; mendoj se disa nga sfidat tona kryesore lidhen me detyrën që kemi vënë para qytetarëve për të shkuar deri tek numri 30 i nxënësve në çdo klasë. Natyrisht, nuk do të bëhet sivjet, por hap pas hapi; po ashtu, rregullimi dhe heqja e të gjithë mësuesve që janë jashtë profilit. Kjo është një nga detyrat dhe një nga reformat më të mëdha; njëkohësisht, futja e mësuesit të fiskulturës, nuk do të cedojë tek orët e tjera; do të bëjmë një vlerësim shuë rigoroz të të gjithë stafeve akademike dhe mësimore, se kjo lidhet shumë me cilësinë dhe standartin; do të monitorojmë çdo lëvizje të .”

Radhët me regjistrimet në kopshte në disa qytete të vendit, Zv.ministrja Malaj ia faturon administrimit të drejtuesve.

“Ka pasur radhë për shkak të keqmenaxhimit, mendoj unë, – tha Malaj, –  sepse Drejtoria Arsimore apo ajo Rajonale e di shumë mirë lindshmërinë e fëmijëve, ka raporte me çerdhet dhe njëkohësisht dhe me maternitetin, pra, ka një “database” të saktë, nuk ka arsye pse të ketë vështirësi në mirëmenaxhimin e kopshteve apo klasave parashkollore. Puna është që ne tashmë duhet të ndërrojmë mentalitetin në sistemin; sistemi parashkollor të jetë jo vetëm i standartizuar dhe cilësisht i rregulluar dhe me një normë të plotë, sipas BE-së, përsa i përket ngarkesës së nxënësve, por edhe të ketë edhe mësuesit më të kualifikuar, sepse atje nis abc-ja e mënyrës së menaxhimit.

Me ardhjen e Inspektoriatit dhe nisjen e grupeve të punës, do të shohim rast pas rasti, zgjidhjen e problemeve, në mënyrë që edhe për shkollat apo kopshtet private që janë të paliçensuara, të marrin masat që tani, përndryshe do të mbyllen.

Subjektet private në qarkun e Shkodrës, që nuk i kanë kryer detyrimet, do të mbyllen, – përfundoi Zv.ministrja e Arsimit. – Subjektet që i kanë marrë detyrimet, le ta shikojnë mirë dokumentacionin, para se të vijë kontrolli, për të realizuar standartin që kërkon Ministria e Arsimit dhe Sportit.”

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment