Lufta mes: Samsung Galaxy Note 4 dhe iPhone 6 Plus

telefonatZërat e shumtë patën qarkulluar për një kohë të gjatë, dhe pretendonin se iPhone 6 do të vinte me një ekran më të madh sesa versionet paraprake të telefonit të famshëm të Apple.

Këto thashetheme dhe rrjedhjet online për telefonin e ri të Apple ishin të sakta kur Tim Cook i prezantoi dy modelet e reja të telefonave të rinj, iPhone 6, ndërsa modelet e fundit tani duhet të dëshmohen dhe të rivalizojnë ngushtë me modelt rivale të telefonave, kryesisht me ata që kanë madhësi të ngjashme të ekranit.

Pyetja më e shpeshtë sot është se si karahasohet iPhone 6 Plus kundër rivalit të saj kryesor, fabletit të Samsung, Galaxy Note 4.

Apple iPhone 6 Plus dhe Samsung Galaxy Note 4 janë dy modele të fuqishme të fabletëve, për të cilët do të flitet shumë edhe në të ardhmen. Apple e ka zgjedhur trupin e metaltë që më shumë krahasohet me atë të HTC One M8, ndërsa Samsung ka vazhduar me mbështjellësin e lëkurës dhe kornizën e metaltë që është në skajet e fabletit.

Sa i përket hollësisë, iPhone 6 është pak më i hollë sesa rivali i saj, Note 4, përkatësisht i pari është vetëm 7.1mm, ndërsa Note 4 ka proporcionet prej 152 x 80 x 7.6 mm, ndërsa iPhone 6 është edhe 4 gram më i lehtë sesa Galaxy Note 4.

Ashtu si iPhone 5s, iPhone 6 Plus vjen në variantet e ngjyrave të arit, argjendit dhe asaj gri, ndërsa Note 4 ofron një përzgjedhje pak më të ndryshme, sepse vjen në të bardhë, të zezë, ari dhe rozë.

Samsung Galaxy Note 4 sjell ekranin mbresëlënës prej 2560 x 1440 pikselëve (515ppi), ndryshe e njohur edhe si cilësi Quad HD, në madhësinë e ekranit prej 5.7 inç, ndërsa bateria e fabletit të Samsung me 3200mAh llogaritet se është më e fuqishme sesa ajo e iPhone 6 Plus.

Ndërkohë iPhone 6 Plus vjen vetëm me 1920 x 1080 (401ppi) në ekranin prej 5.5- inç. Samsung shënon edhe një pikë më shumë sa i përket ekranit, sepse përdor teknologjinë e njohur si Super AMOLED në Note 4, ndërsa Apple mbetet në panelin e ekranit me LCD.

Edhe sa i përket kamerave, Note 4 sjell kamerën e pasme me 16MP me OIS dhe 4K video incizim në 30fps, ndërsa kamera e përparme është rritur në 3.7MP. Ndërsa në iPhone 6 Plus, Apple ofron kamerën e pasme me 1/3″ 8MP ‘iSight’ me True Tone, dhe kamerën e përparme me 1.2MP ‘FaceTime’.

Dallimi më i madh dhe më i dukshëm i këtyre dy fabletëve mbetet RAM’i, pasi që Galaxy Note 4 sjell 3GB RAM, ndërsa iPhone 6 Plus sjell vetëm 1GB RAM, edhe pse ky i fundit pritet të jetë më i shtrenjtë sesa fableti i Samsung.

Tani, këto janë vetëm disa nga karakteristikat e dhëna për fabletët më të ri të Samsung dhe Apple, dhe mbetet që vendimin se cili prej tyre është më i mirë ta merrni ju vetë. 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment