Liverpooli rikthehet pas 5 vjetësh në Champions, sfida e parë ndaj Ludogorets

liverpulSonte në mbrëmje Liverpooli rikthehet në Champions League pas plot pesë vitesh mungesë për shkak të formës së dobët që ka kaluar ky ekip. Kundërshtarët e parë për anglezët do të jenë modestët e Ludogoretsit. Trajneri Rodgers deklaron se objektiv primar mbetet kalimi i grupit.

“Ne jemi shumë të lumtur të luajmë në Champions League. Pesë vjet janë shumë të jesh jashtë këtij kompeticioni, kur flasim për një klub si Liverpuli”, ka thënë Rodgers për gazetarët.

“Objekivi ynë primar është të kalojmë grupin. Do t’i marrim ndeshjet një nga një dhe me qëllimin për të fituar tri pikët. Kjo është një sfidë që na gëzon të gjithëve”, ka shtuar tekniku.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment