Lista e pronarëve dhe vlera e tokës që shpronësohet tek Rruga e Elbasanit

tr elbMinistria e Transportit ka publikuar listën zyrtare me emrat e pronarëve që do të shpronësohen nga shteti për shkak të zgjerimit të të rrugës së Elbasanit” nga Fakulteti Filologjik tek Unaza e Madhe në Tiranë. Këta pronarë kanë afat 15 ditë për të paraqitur pretendimet e tyre lidhur me çmimin apo detaje të tjerë të pronës që iu blihet.

Qeveria ka publikuar listën zyrtare të personave që preken nga ky shpronësim si dhe masën e vlerësimit të llogaritur në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 138, datë 23.3.2000 “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe përllogaritjes së masës së shpërblimit për pasuritë pronë private që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë për interes publik

Pronarët që kanë emrin në listën emërore dhe personat e tretë, brenda 15 ditëve nga plotësimi i këtij afati për publikim, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre lidhur me çmimin, sipërfaqen, titullin e pronësisë apo llojin e pasurisë që kanë në pronësi, të shoqëruara me dokumentet përkatëse në ministrinë kompetente (Ministria e Transportit
dhe Infrastrukturës).

Vlera totale e shpronësimit është 145 569 565 (njëqind e dyzet e pesë milionë e pesëqind e
gjashtëdhjetë e nëntë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment