Lirimi i Fullanit, Braçe: Turp e faqja e zezë, kjo është drejtësia shqiptare

braceI pari që ka reaguar në lidhje me lirimin e ish-Guvernatorit Ardian Fullani ka qenë kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe. Braçe, me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook”, e ka cilësuar vendimin e Apelit, si një vendim për ‘faqe të zezë’. Duke ironizuar gjykatat në vendin tonë, Braçe ka akuzuar sistemin e drejtësisë, i cili sipas tij nuk mund të quhet i tillë. Me tone të forta, deputeti i Partisë Socialiste, Braçe ka ‘ngritur’ shpesh herë zërin në lidhje me superskandalin e vjedhjes së Bankës së Shqipërisë.

“E nxorrën!! Nuk mund ta mbanin dot me!! Kjo është gjykata në Shqipëri; Inspektorin e Përgjithshëm e lanë në burg, inventarizuesit e parave te vjedhura qe nuk zbuluan vjedhjen i liruan, njeriun qe i emëroje inventarizues te parave te vjedhura qe nuk u zbuluan, serish e liruan!!

Turp e faqja e zeze!! Kjo vetëm drejtësi nuk është!! Kjo është kështu:”-citohet në mesazhin e Braçes.

Më tej Braçe, me tone të ashpra ka shtuar se kush ka mik në Gjykatën e Lartë dhe para, del nga burgu. “Kush ka shokë me pushtet politik, mediatik, ekonomik, kush ka pjese ne Gjykatën e Larte, ne fund-kush ka para pa hesap, del nga burgu!! Kush është i lidhur me te, del nga burgu!! Te tjerët jo!! Ky është pushteti real në këtë vend!!”-përfundon mesazhin e tij Braçe.

Braçe, fill pas arrestimit të Ardian Fullanit, ishte i pari politikan që reagoi drejtpërdrejtë, duke vlerësuar rolin e Prokurorisë dhe se hodhi bindjen se sistemi i drejtësisë po ndryshon.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment