LG lanson fabletin G3 Stylus

LGNë muajin gusht, LG e kishte prezantuar modelin e saj të ri të fabletit, LG G3 Stylus ndërsa tani kompania ka njoftuar se do ta lansojë pajisjen e saj mobile në tregun Brazilian fillimisht, për ta pasuar më pas edhe me vendet tjera, duke përfshirë Azinë Qendrore dhe rajonet tjera përreth.

LG G3 Stylus vjen me një ekran me diagonalen prej 5.5 inç në rezolucionin qHD prej 540 x 960 pikselëve, si dhe procesorin në 1.3GHz quad core dhe gjithashtu me 1GB RAM.

Karakteristikat e tjera të LG G3 Stylus përfshijnë edhe 8GB memorie të brendshme si dhe portin për kartelën microSD për zgjerimin e hapësirës, si dhe dy kamera në pajisje.

Në pjesën e përparme, LG G3 Stylus sjell kamerën me 1.3MP, ndërsa në pjesën e pasme është kamera e fuqishme me 13MP.

Fableti i ri i LG gjithashtu vjen me baterinë prej 3000 mAh dhe Android 4.4.2 Kitkat.

Kompania e njohur koreane ende nuk ka dhënë asnjë detaj për kohën e lansimit të fabletit të saj në SHBA apo Evropë, si dhe nuk ka folur për koston e mundshme të pajisjes.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment