Lezhë, shumë familjeve ju hiqet asistenca

lezheFamiljet që janë trajtuar me ndihmë ekonomike në zonat rurale, duhet të paraqesin edhe dokumentacionin nëse posedojnë tokë.

Pasi janë përballur me largimin nga skema e ndihmës ekonomike, Drejtoria e Shërbimit Social Shteteror në Lezhë ka kërkuar nga familjet e interesuara, që të plotesojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, duke përfshirë këtu edhe pronësinë që kanë. Këtë e ka bërë të ditur Ardiana Jaku, Drejtoreshe e Sherbimit Social në Lezhë.

Disa familje në komunën Shënkoll të Lezhës, janë larguar nga skema e ndihmës ekonomike, pasi nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar për siperfaqen e tokës që disponojnë, në zonat ku kanë banuar më parë apo ku banojnë aktualisht.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment