Lezhë, rikonstruksioni i vonuar i shkollave. Të djathtët reagojnë

lezheKeqmenaxhimi i periudhës së rikonstruksionit të shkollave ka sjellë reagimin e këshillit bashkiak të Lezhës. Këshilltari i djathtë, Tonin Uldedaj, e ka cilësuar të papranueshme zhvillimin e mësimit me dy turne, për shkak të mungesës së ambienteve. Sipas tij, ndërhyrja nuk duhej bërë në prag të nisjes së vitit shkollor.

Akuzave të Uldedajt i është përgjigjur nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Pashk Smaçi. Ai ka pranuar se fillimi i vitit shkollor do të nisë me një sërë problemesh, por kjo sipas tij ka ardhur nga vonesat me tenderimin e shkollave që do t’u nënshtrohen rikonstruksionit.

Diskutimet për përgatitjet e vitit të ri shkollor u bënë gjatë mbledhjes së radhës të këshillit Bashkiak, ku të djathtët kanë kërkuar që t’i jepet më shumë rëndësi kësaj çështje, pasi qindra fëmijë rrezikojnë cilësinë në arsimim nga çrregullimet prej mungesës së ambienteve.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment