Lezhë, grantet konkuruese për bujqësinë

uLezhë, grantet konkuruese për bujqësinë, ekspertët: mbështetje dhe në blegtori e vreshtari.

Fermerët që kanë përfituar nga grantet konkuruese përbëjnë një numër të konsiderueshëm dhe janë shtrirë në të gjithë territorin.

Sipas Drejtorit të bujqësisë në Lezhë, Ndoc Lleshi, skemat që kanë të bëjnë me blegtorinë e imët dhe vaditjen me pika kanë patur edhe interesimin kryesor të fermerëve në këtë rajon.

Fermerët lezhjanë po fokusohen së fundmi në vreshtari dhe blegtori, por kërkohet që mbështetje nga grantet të kenë edhe sektorë të kultivimit të perimeve, ku zona ka edhe orentimin kryesor.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment