Lezhë, fluks turistësh gjatë verës

leLezhë, fluks turistësh gjatë verës, Tushaj: Gati projektet e reja, kërkojnë financime.

Ky sezon ka sjellë një numër të lartë turistësh në qytetin e Lezhës, ku më të vizituarit kanë qenë Vendvarrimi i heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skëndërbeu si dhe kalaja e qytetit.

Për këtë fluks, ka ndikuar edhe hapja e zyrës të informimit të vizitorëve në këtë qytet.

Për kryebashkiakun Tushaj, Lezha do të jetë një destinacion turistik edhe më i vlerësuar, pasi janë një sërë projektesh që presin të marrin jetë.

Përshtatja e klimës bregdetare me atë malore si dhe bukuritë natyrore që ndodhen në këtë zonë ka bërë që Lezha të bëhet nga vendet më të vizituara të vendit tonë gjatë këtij sezoni turistik, duke tërhequr vëmendjen e mijërave turistëve të huaj, risi që ka ardhur për herë të parë këtë vit.

 

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment