Lëndohet Kryeministri Gruevski, tre javë trajtim mjekësor

gruevskiKryeministri Maqedonas Nikola Gruevski ka pësuar të dielën një lëndim në këmbë, gjatë aktiviteteve të zakonshme sportive.

Sipas njoftimit të kabinetit kryeministror, Gruevski ka pësuar lëndim gjatë vrapimit në afërsi të shtëpisë së tij të banimit, raporton ina.

Ai ka lënduar pjesën e epërme të këmbës. Për shkak të lëndimit, është rekomanduar pushim dhe trajtim mjekësor, deri në rehabilitim të plotë.

Bëhet e ditur se shërimi do të zgjasë për tre muaj, pas një trajtimi të vecantë, ndërsa për shkak të kësaj do të reduktohet axhenda dhe aktivitetet e Gruevskit.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment