Lartmadhëria e Tij pret ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri

emiratet Lartmadhëria e Tij, Emiri i Kuvajtit, Sheiku Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah priti ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri Najib Al-Bader në pallatin Bajan (selia e qeverisë).

Ambasadori i dorëzoi Lartëmadhërisë së Tij pullën e re postare shqiptare me foto të Emirit të Kuvajtit, si shenjë vlerësimi i marrëdhënieve Shqipëri-Kuvajt.

Pulla postare e emetuar dëshmon marrëdhëniet politike shumë të mira midis dy vendeve, u shpreh Al-Bader, duke theksuar se është hera e parë që Shqipëria emeton një pullë me imazhin e një lideri botëror.
Vizita e fundit e kryeministrit shqiptar në Kuvajt solli një bashkëpunim të mëtejshëm në të gjitha fushat, tha ambasadori.
Ndërkohë, ai përmendi projektet e zbatuara nga Kuvajti në Shqipëri në nivel privat dhe shtetëror që nga viti 1991, kontributin e sektorit privat në turizmin shqiptar dhe agrikulturën si dhe në ndihmën humanitare.

Submit a comment