Lahm: Reali favorit për Ligën e Kampionëve

Philipp LahmKapiteni i Bayern Munich, Philipp Lahm, beson se Real Madridi futet në këtë sezon të Ligës së Kampionëve si favorit, pasi fitoi garën e vitit të kaluar.

Kampionët e Bundesligës u mposhtën me rezultat 5-0 nga të dyja ndeshjet nga skuadra e Carlo Anccelottit në gjysmëfinale të garës evropiane sezonin e kaluar.

Reali më pas fitoi edhe Atletico Madridin në finale dhe fitoi titullin e dhjetë evropian. Dhe 30-vjeçari mendon se spanjollët janë favoritë për ta ngritur trofeun edhe këtë sezon.

“Klubi ka përforcuar një skuadër tashmë të mahnitshme me shumë para. Reali sigurisht se është ekipi që duhet mposhtur”.

“Unë dua ta fitoj këtë trofe sërish. Qoftë me skuadrën që kemi tani ose në tre vitet e ardhshme, dua ta ngre këtë titull”, ka thënë Lahm për Kicker.

Na Ndiqni ne FB Banner

Submit a comment